Debate të ashpra janë shënuar në takimin e Kryeministrit Edi Rama në Berat, ku po diskutohet Reforma Territoriale. Përplasja ka ndodhur mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit, mes tyre kryebashkiaku Adriatik Zotkaj dhe aktorja Egla Ceno.
Sipas burimeve, pas fjalës së Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, përfaqësuesit e Poliçanit kanë kërkuar të marrin fjalën për të diskutuar mbi problematikat e qytetit.
Gjatë debatit, Rama raportohet t’u jetë drejtuar banorëve me shprehjen “Qepeni gojën”, duke shkaktuar irritim te të pranishmit. Situata ka vijuar me replika mes kryeministrit, Adriatik Zotkajt dhe Egla Cenos.
Pas përplasjes, përfaqësia e ardhur nga Poliçani është larguar nga mbledhja, duke bojkotuar vijimin e takimit.
Mbledhja po zhvillohet në ambientet e Hotel Colombo në Berat, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.
