Politika duket se nuk ndryshon vetëm qëndrimet, mandatet apo axhendën e një deputeti. Në rastin e disa përfaqësuesve nga Elbasani, duket se ka ndryshuar edhe “formacioni fizik”.
Në qendër të vëmendjes është deputeti Adi Qose, i cili në fotografitë e para se të bëhej deputet shfaqej dukshëm më i shëndoshë. Sot, pas një periudhe në politikë, ndryshimi në pamjen e tij është i dukshëm. Kilogramët duket se janë larguar gradualisht, ndërsa Adi Qose shfaqet me një fizik shumë më të dobët.
Seanca plenare, mbledhje, takime, udhëtime dhe një axhendë e ngjeshur politike duket se kanë bërë punën e tyre. Në vend të vrapit në tapet, ndoshta mjaftojnë korridoret e Kuvendit raporton EPOST
Por Adi Qose nuk është rasti i vetëm nga Elbasani.
Edhe deputetja Sara Mile ka pësuar një ndryshim të dukshëm në pamje krahasuar me vitet e mëparshme. Edhe në rastin e saj, diferenca mes fotografive të dikurshme dhe paraqitjes së sotme është e konsiderueshme.
Dhe kështu Elbasani duket sikur ka zbuluar një formulë të re politike: më shumë mandate, më pak kilogramë.
Sigurisht, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një regjim ushqimor, aktivitet fizik, ndryshim të stilit të jetesës apo thjesht efektin e viteve dhe angazhimeve. Por ajo që shihet në fotografi është ndryshimi.
©Copyright EPOST
Ky artikull është ekskluziv i EPOST, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar EPOST dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
