Komandanti i Repartit Special RENEA, Altin Dardha, ka marrë gradën “Drejtues ”, një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij në Policinë e Shtetit.
Grada e re dhene nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke e vlerësuar profesionalisht oficerit që prej vitesh shërben në strukturat speciale të Policisë.Një gradë që nuk vjen në fillim të rrugëtimit, por pas një karriere të gjatë në një prej njësive më të vështira dhe më të ekspozuara të Policisë
Dardha ka një karrierë të lidhur ngushtë me RENEA-n, ndërsa në detyrën e komandantit ka mbajtur përgjegjësinë për drejtimin e një prej strukturave më të specializuara të Policisë së Shtetit. Në fokusin e kësaj strukture janë edhe operacionet për kapjen e personave të shumëkërkuar dhe autorëve të dyshuar për krime të rënda, ndërsa RENEA është gjithashtu një nga strukturat që angazhohet në operacione të përbashkëta dhe bashkëpunime me SPAK-un, si dhe me struktura homologe dhe agjenci ligjzbatuese të huaja.
