Shteti shqiptar vazhdon të thyejë çdo rekord absurdi.
Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë dhe në pritje të ekstradimit ndaj Shqipërisë lidhur me akuzat për abuzime me tenderat e pengmarrje, kompania e tij vazhdon të vjelë pa asnjë pengesë miliona nga paratë e taksapaguesve.
Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt “Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI”.
Shifrat e këtij tenderi me numër reference REF-88311-06-01-2026 tregojnë qartë skemën e paracaktimit. Fondi limit i caktuar nga shteti ishte 2,244,094 lekë pa TVSH.
Edhe pse ndodhet prapa hekurave jashtë vendit dhe nën hetim zyrtar, bizneset e Ermal Beqirit vazhdojnë të marrin kontrata publike me çmime jo-ekonomike, duke skualifikuar kompani që ofrojnë çmime më të ulëta për të njëjtin shërbim interneti.
