Ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, do të japë intervistën e pestë ditën e hënë në orën 20:45 në ‘Çim Peka Live’ në Syri TV. Bëhet me dije se në këtë intervistë do të ketë të përfshira edhe audiopërgjime, që denoncojnë skandalet e qeverisjes së vendit.
Në intervistën e fundit që Ahmetaj dha në 8 Janar të këtij viti për “Çim Peka Live”, denoncoi Ergys Agasin, i arrestuar sot me urdhër të SPAK. Kjo është intervista e pestë e Arben Ahmetajt i cili në çdo intervistë ka denoncuar aferat korruptive dhe lidhjet me krimin të kryeministrit Edi Rama.
