Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Veliaj nis fshesën anti Balluku në bashki

Veliaj nis fshesën anti Balluku në bashki

0
Nga e-Post.al në 02/09/2026 Aktualitet, Kryesore, Politikë
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Erion Veliaj po përgatit një tjetër valë ndryshimesh në Bashkinë e Tiranës. Pas largimit të Anuela Ristanit dhe dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm, kryebashkiaku u ka kërkuar dorëheqjen disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit, ndërsa në rast refuzimi pritet të firmosë vetë shkarkimin e tyre.

Burime të Vox Neës bëjnë me dije se brenda kësaj jave pritet një tjetër “shkundje” e fortë në Bashkinë e Tiranës.

Në krye të listës janë tre nënkryetarët Ilir Mengra dhe Blendi Sulaj, të cilëve Erion Veliaj u ka kërkuar të paraqesin dorëheqjen. E vetmja që do të vijojë të mbajë pozicionin e nënkryetares së Bashkisë, do të jetë Vasilika Vjero. Ndërkohë që Gentian Këri ka ikur më parë.

Deri tani nuk rezulton që ndonjëri prej tyre të ketë depozituar aktin formal të largimit.

Por burimet bëjnë me dije se Veliaj nuk ka ndërmend të tërhiqet. Nëse tre nënkryetarët refuzojnë të japin dorëheqjen, kryebashkiaku pritet të firmosë shkarkimin e tyre nga detyra.

Por ndryshimet nuk ndalen tek nënkryetarët.

Burime shtojnë për Vox News bëjnë me dije se mes zyrtarëve të tjerë që pritet t’u kërkohet largimi, ose të shkarkohen në rast se nuk pranojnë të dorëhiqen, janë edhe Erion Çaka, Daniel Demiri dhe Berta Piro.

Të tre konsiderohen si zyrtarë të afruar në Bashkinë e Tiranës gjatë periudhës së re të drejtimit të institucionit dhe janë emra të lidhur politikisht me ish zv/kryeministren Belinda Balluku.

Pozicionet që ata mbajnë janë ndër më të rëndësishmet në administratën e kryeqytetit.

Erion Çaka mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Juridike, Aseteve dhe Licencimit, një strukturë kyçe për vendimmarrjen juridike, pronat dhe asetet e Bashkisë.

Daniel Demiri është Drejtor Kabineti në Bashkinë e Tiranës, pra pjesë e strukturës që qëndron drejtpërdrejt pranë drejtimit politik të institucionit.

Ndërsa Berta Piro mban postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, një nga pozicionet më të rëndësishme për administrimin financiar dhe buxhetor të Bashkisë.

Nëse largohen edhe këta tre zyrtarë, ndryshimet nuk mund të konsiderohen më thjesht një rotacion administrativ. Ato prekin njëkohësisht drejtimin politik, kabinetin, financat dhe strukturën juridike të institucionit.

Voxnews

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraMbajten “peng” Edi Ramën dy orë ne zyrë, 14 persona shkojnë në burg
Artikulli Pas Tiranë/ Punonjësi i One Albania bie nga shtylla gjatë punës, përfundon në spital

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?