Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E enjte, 17 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Kreu»Aktualitet»Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria përshpejton lejet e qëndrimit për të huajt

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria përshpejton lejet e qëndrimit për të huajt

0
Nga e-Post.al në 30/07/2026 Aktualitet
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Shqipëria po përshpejton procedurat për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi dhe leje unike pune.

Udhëzimi i ri i përbashkët i Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë dhe SHISH-it përcakton afate të qarta për çdo fazë të shqyrtimit. Aplikimi do të bëhet online në e-Albania nga i huaji, punëdhënësi ose një agjenci e licencuar punësimi.

Pas pranimit të dosjes, aplikanti mund të pajiset me leje provizore elektronike brenda një dite pune. Të dhënat do të shkëmbehen automatikisht mes sistemeve të migracionit, punësimit dhe vizave, duke shmangur përcjelljen manuale të dokumenteve.

SHISH-i dhe Policia Kriminale do të vijojnë të kryejnë kontrollet e sigurisë për çdo aplikant. Verifikimet duhet të përfundojnë brenda pesë ditëve pune për lejen unike dhe shtatë ditëve për lejen e qëndrimit.

Pas marrjes së përgjigjeve, strukturat e migracionit kanë tri ditë pune për të marrë vendimin dhe dy ditë të tjera për të njoftuar aplikantin.

Për dokumentet e paplota jepet një javë afat në rastin e lejes unike dhe deri në 30 ditë për lejen e qëndrimit.

Procedura e re nuk heq filtrat e sigurisë, por shkurton pritjet dhe detyron institucionet të përgjigjen brenda afateve.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur bizneset shqiptare po mbështeten gjithnjë e më shumë te punonjësit e huaj për të plotësuar mungesat në tregun e punës.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraEmri/ Ish-zyrtarja e PD-së merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit!
Artikulli Pas ALARM/Hiqni nga shtëpitë bombolat e vogla portokalli

Të ngjashme

Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet

17/09/2026

Përdhunoi ish-bashkëjetuesen dhe goditi me drapër babain e saj, daja i Zegjinesë del në gjykatë

17/09/2026

Tre të rinj të plagosur me thikë në Sarandë, njëri dërgohet në Tiranë, në pranga 2 persona

17/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet

17/09/2026

Përdhunoi ish-bashkëjetuesen dhe goditi me drapër babain e saj, daja i Zegjinesë del në gjykatë

17/09/2026

Tre të rinj të plagosur me thikë në Sarandë, njëri dërgohet në Tiranë, në pranga 2 persona

17/09/2026

Protestuesit në Tiranë solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së pas dënimit në Hagë

16/09/2026

Shteti i Ramës, bën zv.ministër Ekonomie një shahist nga Durrësi

16/09/2026
Më të lexuarat

“Mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm”, policia greke në këmbë pas arratisjes së Alket Rizait

15/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet

17/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

Plas sherri brenda Spitalit Memorial/ Punonjësi ndjek dhe godet me thikë mjekun që mjekoi Nuredin Dumanin

16/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?