Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Investigim»Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit

Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit

0
Nga e-Post.al në 29/07/2026 Investigim, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Ndërsa kërkohej nga drejtësia shqiptare, Ermal Beqiri është arrestuar në Francë pasi avioni i lehtë që pilotonte fluturoi mbi një central bërthamor, duke ngritur alarmin te strukturat e sigurisë së vendit.

Ndalimi i tij është kryer në qytetin e Amiens, pas bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve franceze.

Beqiri kërkohej ndërkombëtarisht me urdhër të SPAK, ndërsa tashmë pritet t’i komunikohet masa e vendosur ndaj tij nga drejtësia shqiptare dhe të nisin procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Rrethanat e arrestimit kanë rikthyer në vëmendje edhe një prej “fiksimeve” të shtrenjta të biznesmenit shqiptar: avionët dhe jahtet luksoze.

Nga avioni i lehtë që shkaktoi alarm pranë centralit bërthamor në Francë, te jahti “Skyfall” me vlerë rreth 930 mijë euro, mjetet luksoze kanë shoqëruar profilin e një prej personazheve kryesore të dosjes së AKSHI-t.

Jahti ishte regjistruar në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare, por sipas SPAK kontrollohej realisht nga Beqiri dhe për këtë arsye është sekuestruar në kuadër të hetimit për pastrim parash.

Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi konsiderohen nga hetuesit ndër emrat kyç të skemës së dyshuar që funksiononte prej vitesh në tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas SPAK, fituesit e procedurave dyshohet se paracaktoheshin, ndërsa fondet limit fryheshin për të kanalizuar paratë publike drejt kompanive të lidhura me personat që kontrollonin skemën.

Në qendër të hetimeve janë kompanitë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të lidhura me Beqirin, si dhe “EA Solution”, e lidhur me Ergys Agasin.

Në mekanizmin e dyshuar janë përfshirë edhe një numër biznesmenësh të tjerë, të cilët dyshohet se koordinonin ofertat, eliminonin konkurrencën reale dhe krijonin kushtet që kontratat të përfundonin te subjektet e paracaktuara.

Mbi Beqirin rëndojnë akuza për grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, konkurrencë të paligjshme dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Akuza e fundit lidhet me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, ngjarje që SPAK e konsideron pjesë të veprimtarisë së grupit të dyshuar kriminal

agasi akshi beqiri spak
Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraNdotet plazhi i Hamallajt, shtresa vajore “pushton” detin
Artikulli Pas TRONDITËSE/ Këputet krahu i vinçit, 26-vjeçari vdes në vendin e punës

Të ngjashme

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

13/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?