“Pas 48 vitesh kontributesh, pensioni im nuk ishte i mjaftueshëm për të jetuar mirë në Itali. Mblodha valixhet dhe u nisa për në Shqipëri.”
Kështu shprehet Carmine Impietro, një ish-mekanik nga Novara, i cili prej vitesh ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri. Nga tarraca e një hoteli në Durrës, me pamje nga Adriatiku, ai tregon arsyet që e shtynë të largohej nga Italia dhe të nisë jetën e re në vendin fqinj.
Sipas të dhënave të INPS, në vitin 2024 rreth 4.6 milionë pensionistë në Itali, ose 28.1% e totalit, merrnin më pak se 1,000 euro bruto në muaj. Ndërkohë, të dhënat e ISTAT tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e personave mbi 64 vjeç që jetojnë vetëm përballen me rrezikun e varfërisë.
Në këtë situatë, përveç emigrimit të të rinjve, po vihet re edhe një tjetër fenomen: pensionistët italianë që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit.
Vetëm gjatë vitit 2024, rreth 37,825 pensionistë italianë u zhvendosën jashtë Italisë. Shqipëria është një prej destinacioneve të përzgjedhura.
Carmine, i cili në vitin 2018 themeloi shoqatën “Pensionistët në Shqipëri”, thotë se numri i anëtarëve është rritur ndjeshëm. Nga rreth 200 anëtarë në vitin
