Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E diel, 13 Shtator 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

0
Nga e-Post.al në 13/09/2026 Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Një 26-vjeçar është arrestuar në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka kanosur për vrasje një 35-vjeçar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në kuader të opercionit “Prevent 2” u vu në pranga u vu shtetasi A. I., 26 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”. Po ashtu u arrestua edhe O. T., 21 vjeç, banues në Peqin, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Rreth orës 01:00, të datës 13.09.2026, shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po kërcënonte me armë zjarri, për motive të dobëta, një 35-vjeçar. Menjëherë pas marrjes së informacionit, u organizua puna, duke lokalizuar banesën ku ndodheshin shtetasit A. I. dhe O. T.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ku ndodheshin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak. Shtetasi A. I., për motive të dobëta, kishte kanosur për vrasje shtetasin A. S., 35 vjeç, nga Tirana, i cili po shkonte te banesa e një 36-vjeçareje, ku ndodheshin dy shtetasit A. I. dhe O. T“, thuhet ne njoftimin e policise.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me Prokurorin, nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndaj 36-vjeçares, banuese në Rrogozhinë, e cila nuk ndodhej në banesë kur ndodhi konflikti mes dy shtetasve.

Njoftimi:

Rrogozhinë/ Finalizohet operacioni policor “Prevent 2”, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja për jetën

Vihet në pranga 26-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën kanosi për vrasje një 35-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Rrogozhinë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prevent 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. I., 26 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”;

O. T., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Rreth orës 01:00, të datës 13.09.2026, shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po kërcënonte me armë zjarri, për motive të dobëta, një 35-vjeçar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, u organizua puna, duke lokalizuar banesën ku ndodheshin shtetasit A. I. dhe O. T.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ku ndodheshin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Shtetasi A. I., për motive të dobëta, kishte kanosur për vrasje shtetasin A. S., 35 vjeç, nga Tirana, i cili po shkonte te banesa e një 36-vjeçareje, ku ndodheshin dy shtetasit A. I. dhe O. T.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me Prokurorin, nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndaj 36-vjeçares, banuese në Rrogozhinë, e cila nuk ndodhej në banesë kur ndodhi konflikti mes dy shtetasve.

Arma e zjarrit dhe municionet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme kriminalistike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli para“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE
Artikulli Pas Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

Të ngjashme

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

13/09/2026

“Mos hajde se do të vras”, kërcënoi 35-vjeçarin me kallashnikov, arrestohet i riu në Rrogozhinë

13/09/2026

“Çmenden” çmimet e ushqimeve në Shqipëri, shtrenjtohen 5 herë më shpejt se në BE

13/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit

13/09/2026
Më të lexuarat

“Do të zbardh krimet në Tiranë”. Emërohet zv.Drejtori i ri i Policisë Tiranë

07/09/2026

4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

08/09/2026

Superjahti i familjes mbretërore furnizohet në Durrës me Kastrati Energy

09/09/2026

Iris Luarasi, nga protesta te “ndryshimi i unazave”: Çfarë ndodhi me dorën e deputetes?

08/09/2026

Benet Beci i dha tender Besnik Leskajt pasi Leskaj i mori në punë të birin. Postet në administratë të djalit të kryebashkiakut të Shkodrës

13/09/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?