Ndryshe nga shumë të rinj dhe reja, të cilët pavarësisht rezultave në shkollë, presin me vite për të gjetur një punë në administratë, për Edon Becin, djalin e kryebashkiakut të Shkodrës Benet Becin, drejtorin që u ka mbijetuar ndryshimeve të pushtetit, karriera në administratë ishte e shtruar nga lidhjet e babit, ishte e lehtë dhe madje duke ndërruar institucionet kur të donte dhe sa herë të donte.
Pasi kreu studimet në Angli me para me burim të dyshimtë, Edon Beci nisi punë në vitin 2016 si specialist në sektorin e përafrimit të legjislacionit dhe procedurave tek Autoriteti i Konkurrencës. Në të njëjtën kohë, Edon Beci u punësua gjoja si administrator provimesh në Tirana Training Center, një qendër e Benet Becit, në të cilën janë qarkulluar qindra mijëra euro. Qendra është në pronësi të bashkëshortes së Benet Becit, Fitore Beci, me nipt L61404017A.
Në vitin 2018, Edon Beci hap një bar kafe në Vuno të Vlorës, buzë detit, në një ndërtesë njëkatëshe, si person fizik, përmes niptit L86805217R, me emër tregtar B Rental & Estate. Hapja e një lokali dhe stacion plazhi dikton një investim dhjetëra mijëra euro. Në rastin konkret, nuk deklarohet as vlera e investimit dhe rrjedhimisht as burimi.

Në vitin 2019, Edon Beci punësohet (dyshohet fiktivisht) në kompaninë e Besnik Leskajt, ABKONS. Më vonë, në vitin 2020, Benet Beti, ka firmosur një tender për kompaninë e Abkons të Besnik Leskajt. Faktet flasin për një aferë korruptive, ku nga njëra anë Besnik Leskaj i ka marrë në punë djalin, nga ana tjetër Benet Beci ka firmosur tender për kompaninë e Besnik Leskajt. Kompania Abkons ka marrë miliona euro tendera edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar më herët nga Benet Beci. Ky i fundit vijon të marrë pjesë në borde dhe këshilla drejtuese të FSHZH.


Në vitin 2021, Benet Beci e punëson të birin në Bankën e Shqipërisë, i njohur si oazi ku strehojnë familjarët politikanët dhe oligarkët, për shkak të pagave të larta, komoditetit dhe punës fiktive. Edon Beci qëndroi në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2025, kur u emërua në Kuvendin e Shqipërisë, si këshilltar i Elisa Spiropalit, asokohe kryetare e Kuvendit.

Vitin e kaluar, Edon Beci ka deklaruar rreth 35 mijë euro të ardhura nga biznesi i ri si ndërmjetësues (sekser), konsulenca dhe shit-blerje pasurish të paluajtshme, një nga format tipike për pastrimin e parave. Nuk dihet nëse Beci ka aktivizuar subjektin e lokalit në Vuno me emër tregtar B Rental & Estate apo një subjekt të zonjës Fitore Beci, me nipt M21709029H, me emër tregtar THE NEST ALBANIA, me objekt konsulencë dhe dhënie apartamentesh me qira.
Pas bizneseve të dyshimta dhe disa vilave, Benet Beci po planifikon të investojë paratë në ndërtime, pallate dhe resorte. Përmes të birit, vitin e kaluar ka blerë një truall me sipërfaqe 2.7 mijë m2, për 135 mijë euro, me burim hua dhe kredi. Benet Beci posedon një pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro. Kryebashkiaku i Shkodrës ka ndërtuar një skemë justifikimi pasurie me hua, kursime, kredi, deklarim të aseteve me vlerë më të lirë se vlera reale dhe qarkullimin e parave përmes bizneseve formale në emrin e familjarëve.
Në thelb, pasuria e Benet Becit dyshohet se është produkt i aferave të tij korruptive me tenderat kur ishte në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, më pas KESH dhe aktualisht në krye të Bashkisë Shkodër. Benet Beci është marrë i pandehur dhe është dërguar në gjyq nga SPAK-u për aferën me tenderin me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik”, paracaktuar për kompaninë Consulting & Management Albania SHPK në pronësi të biznesmenit Ervis Myftari, e cila ofroi ta kryente shërbimin me vlerën 69.35 milionë lekë pa tvsh ose sa 99.8 për qind e fondit limit.

Sipas dosjes së SPAK, nga tenderi me vlerë rreth 700 mijë euro, Beci, Myftari dhe Evis Berberi do të vidhnin dhe ndanin 620 mijë euro, sepse Myftari praktikisht nuk do të bënte asgjë, thjeshtë do kopjonte një strategji dhe do t’a printonte. Megjithatë, Benet Beci i shpëtoi akuzës për korrupsion dhe pastrim parash, duke i shpëtuar edhe hetimit pasuror.
Një pjesë e pasurisë së Benet Becit
Vilë luksoze në Prush, Tiranë
Apartament 244 m2, 170 mijë euro
Vilë 500 m2, 300 mijë euro
Truall + Ndërtesë 947 m2, 200 mijë euro
Shtëpi 200 mijë euro
Vilë në Gjirin e Lalëzit, 47 mijë euro
Shtëpie banimi 59 m2, 5 960 lekë
Shtëp banimi 80 m2, 1 800 000 lekë (përfituar si i pastrehë nga shteti)
Shtëpi banimi 79 m2, 3 500 000 lekë
Apartament, 81 m2, 47 mijë euro
Apartament në Tiranë
Apartament 81 m2 në Durrës dhe truall 431 m2, 800 mijë lekë
Truall 2700.00 m2, 135 mijë euro
Truall 431 m2, 800 mijë lekë
Pyll 6 mijë m2
Pyll 6 mijë m2, 400 mijë lekë
Arrë 3 mijë m2, 360 mijë lekë
Makinë 27 mijë euro
Makinë 47 mijë euro
Makinë 33 mijë euro
Makinë 9.6 mijë euro
Motorr, 9.6 mijë euro
Makinë, 5 mijë euro
Makinë “Dacia Sandero”, 10 mijë euro
Makinë “NISSAN QASHQAI”, 21 mijë euro.
Makinë Volkswagen Pasad CC, 9 mijë euro
Prapaskena
