Close Menu
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kushtet e përdorimit
  • Privacy Policy
E premte, 31 Korrik 2026 Hyr
e-Post.ale-Post.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim
e-Post.ale-Post.al
Jeni në:Kreu»Aktualitet»Qeveria nuk pyet për protesta! 885.500 m² në Vlorë shpallen zonë e lirë ndërtimi me tarifë 1 euro

Qeveria nuk pyet për protesta! 885.500 m² në Vlorë shpallen zonë e lirë ndërtimi me tarifë 1 euro

0
Nga e-Post.al në 30/07/2026 Aktualitet, Kryesore
Ndaj
Facebook WhatsApp Telegram Twitter Email LinkedIn Pinterest

Qeveria ka shpallur ndërtimin e një zone të lirë të zhvillimit ekonomik në Vlorë. Me emrin “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” zona do të shtrihet në një sipërfaqe 885 557.6 m2, sipas një harte të përcaktuar që është pjesë e vendimit.

Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet. Ministria e Ekonomisë vë në dispozicion pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, në funksion të zhvillimit të projektit, me tarifë 1 (një) euro/kontrata.

Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpallet zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me procedurë jokonkurruese si subjekt përfitues, me status “Investim/investitor, procedurë e veçantë”, në bazë të vendimit nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar.

V E N D I M PËR SHPALLJEN “ZONË E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” DHE ZHVILLUESIT TË ZONËS ME VENDNDODHJE NË VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, dhe të nenit 14/2, të vendimit nr.646, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave e të kritereve të përzgjedhjes së zhvilluesit në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” të territorit, me sipërfaqe 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m2, pjesë e zonave kadastrale 8604 dhe 2765, në Bashkinë Vlorë, të përbërë nga pasuritë me sipërfaqet përkatëse, sipas listës dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” përcaktohen në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Veprimtaritë, që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE””, janë të llojit:

a) ekosistem industrial logjistik dhe inovativ;
b) teknologji industriale;
c) automatizim dhe inteligjencë artificiale;
ç) përpunim mekanik i lehtë i metaleve, duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jondotëse dhe energjinë e rinovueshme.

4. Periudha e funksionimit të zonës është 35 (tridhjetë e pesë) vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet.

5. Ministria përgjegjëse për ekonominë vë në dispozicion pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, me sipërfaqe totale 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m², pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS), në funksion të zhvillimit të projektit, me tarifë 1 (një) euro/kontrata.

6. Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpallet zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me procedurë jokonkurruese si subjekt përfitues, me status “Investim/investitor, procedurë e veçantë”, në bazë të vendimit nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar.

7. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.774, datë 4.6.2008, “Për shpalljen e “Zonë ekonomike” në Vlorë”, nr.818, datë 11.6.2008, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike, në Vlorë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, dhe nr.1547, datë 26.11.2008, “Për miratimin e kontratës të formës BOT, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “Idea Vlora”, sh.a., për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e parkut industrial në Vlorë”, shfuqizohen.

8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore Kadastrës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Reddit WhatsApp Telegram Email
Artikulli paraVala e tmerrshme e të nxehtit, thahet liqeni
Artikulli Pas “Më vendosi 2 implante në kockë që s’i mbante”/ Qytetarja: Kjo klinikë dentare në Tiranë më shkatërroi

Të ngjashme

“Robi plaket kur don vet”/ Berisha komenton largimin e ish-zyrtarëve drejt PS: Fatkeqësi…

30/07/2026

“Më vendosi 2 implante në kockë që s’i mbante”/ Qytetarja: Kjo klinikë dentare në Tiranë më shkatërroi

30/07/2026

ALARM/Hiqni nga shtëpitë bombolat e vogla portokalli

30/07/2026
Shto një Koment
Komentet Cancel Reply

Bashkohu me ne
  • Facebook
  • Instagram
Të fundit

Mirdita nuk u bashkua me askënd, sepse është një emër që qëndron më vete!

30/07/2026

“Robi plaket kur don vet”/ Berisha komenton largimin e ish-zyrtarëve drejt PS: Fatkeqësi…

30/07/2026

“Më vendosi 2 implante në kockë që s’i mbante”/ Qytetarja: Kjo klinikë dentare në Tiranë më shkatërroi

30/07/2026

Qeveria nuk pyet për protesta! 885.500 m² në Vlorë shpallen zonë e lirë ndërtimi me tarifë 1 euro

30/07/2026

Vala e tmerrshme e të nxehtit, thahet liqeni

30/07/2026
Më të lexuarat

Kompania që helmoi policët e rinj shitet për 2 milionë euro, Sori-Al ndërron pronar

29/07/2026

SPAK thyen rekordin: 440 milionë euro pasuri nën sekuestro në vetëm 6 muaj

30/07/2026

U tha se vdiq në rrugë/ Spitali i Durrësit deklaratë publike: Artan Andoni është në reanimacion

29/07/2026

Nga BKH në elitën e drejtuesve të zbatimit të ligjit në SHBA, diplomohet Mentor Çuku

29/07/2026

Çfarë ndodhi? Policia e Shtetit anulon garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve!

29/07/2026

e-Post.al eshte nje portal informativ i pavarur qe sjell lajmet me te fundit nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe bota ne kohe reale.

Misioni yne eshte te informojme publikun me shpejtesi, saktesi dhe profesionalizem, duke ofruar raportim te besueshem mbi ngjarjet me te rendesishme te dites.


Info/Marketing:
 redaksia@e-post.al

Facebook Instagram
© 2026 e-Post.al. Zhvilluar nga E/Digital Studio
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sport
  • Botë
  • Kosovë
  • Rajon
  • Rozë
  • Opinion
  • Investigim

Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.

Sign In or Register

Mirësevini!

Kyçuni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?